Një infermier dyshohet se ka vrarë disa pacientë në spitalin Wilhelmina në Assen, pasi pranoi se kishte vrarë të paktën 20 pacientë me coronavirus sepse ishte i shqetësuar për vuajtjet e tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Theodoor V. dyshohet se e bëri komentin në biseda të ndryshme me ofruesit e tjerë të kujdesit, njëri prej të cilëve paralajmëroi autoritetet e spitalit që shkaktuan hetimin.
Sipas transmetuesit NOS, burri i bëri komentet stafit ndërsa po trajtohej në një klinikë rajonale të shëndetit mendor në Drenthe të Holandës, dhe ishte institucioni që kontaktoi autoritetet.
Klinika i konsideroi deklaratat e V si aq serioze saqë meritonte thyerjen e rregullave të konfidencialitetit.
Pas kësaj, ai u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten iu zgjat paraburgimi për një muaj tjetër.
Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim dhe thuhet se përfshin kontrollimin e orëve të punës së burrit, për të parë nëse kjo përputhet me vdekjet e pacientëve.
Ende është e paqartë nëse është identifikuar ndonjë pacient i vërtetë.
Hetimi mbulon periudhën mars 2020 deri në maj 2022. /Telegrafi/