Këngëtarja e njohur Era Istrefi në muajin shtator do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me French Montanan.
Ndërkohë, ajo vazhdimisht është e angazhuar me punën për projektet e reja, gjersa për çdo gjë i mban fansat të informuar përmes rrjeteve sociale.
Istrefi preferon të publikojë thuajse çdo ditë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në InstaStory, në të cilin shfaqet tërësisht natyrale, pa as edhe një dozë makijazhi.
Ajo duket bukur edhe kur nuk përdor fare produkte kozmetike, ndërsa shquhet edhe për linja atraktive të trupit. /Telegrafi/