Fituesja e çmimit Oscar nga ky imazh e ndryshoi industrinë e filmit përgjithmonë.
Bëhet fjalë për Tilda Swinton, e cila u shpall si një nga aktoret më të mira të shekullit 21 nga revista The New York Times në vitin 2020.
Ajo e filloi karrierën në vitet e tetëdhjeta duke luajtur në filmat eksperimentalë, si “Caravaggio”, “The Last of England” dhe “War Requiem”.
Gjithashtu luajti në produksionet: “We Need to Talk About Kevin”, “Orlando”, “A Bigger Splash”, “The Deep End” etj.
Tilda e fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore në vitin 2007 për rolin e saj në filmin “Michael Clayton”.
Nga realizimet e saja, aktorja veçoi si të preferuarin e saj bashkëpunimin me legjendarin David Bowie. Gjegjësisht, në vitin 2013, ajo mori pjesë në videoklipin e këngës së tij, “The Stars Are Out Tonight”.
“Mendoj se ne të dy jemi të lidhur kozmikisht. Ai është idhulli im. Unë kam qenë gjithmonë fizikisht e ndryshme nga njerëzit tjerë, gjë që më shqetësonte. Davidi ishte ngushëllimi im kur isha vajzë. Ai ishte i vetmi që kishte guxim gjatë viteve të shtatëdhjeta për t’u dukur androgjen dhe krenar për atë që ishte”, ka deklaruar Swinton. /Telegrafi/