Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj është shumë e pëlqyer për publikon.
Ajo numëron shumë ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, bukuroshja Ahmetaj ka publikuar një fotografi të shumë viteve më parë në llogarinë personale në Instagram.
Imazhi e shfaq atë kur ishte një vajzë shumë e vogël me syze dhe flokë më të shkurtra.
Nga fotografia lë të kuptohet se ajo ka qenë edhe një adhuruese e lodrave për fëmijë, ngase mbante në krah një arushë prej pellushi. /Telegrafi/