Reperi i popullarizuar shqiptar, Gjiko, vazhdon të jetë i komentuar në rrjetet sociale por jo vetëm për projektet muzikore.
Ai duket se është rikthyer në formën e duhur trupore pas një ndryshimi të dukshëm të bërë në pamjen e jashtme.
Përmes një postimi të publikuar në InstaStory, 30 vjeçari tregon se ka humbur plot 13 kilogramë.
“- 13”, ka shkruar ai duke etiketuar edhe trajnerin, i cili e ndihmoi ta fitojë pamjen e dëshiruar me ushtrime në palestër.
I njëjti përndryshe këtë kohë ka qenë shumë i fokusuar edhe në prurje të reja, pasi vetëm pak javë më parë solli bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun.
Ai po ashtu ka bashkuar forcat edhe me artistet Nora Istrefi e Melinda Ademi për këngën e radhës.
Projekti i tyre siç kanë bërë të ditur do të lansohet nesër në mesnatë, klipin e të cilit e kanë xhiruar në Turqi. /Telegrafi/