Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare regjisorja Vjosa Berisha.
Ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale, me shumë projekte filmike.
Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh për miqtë, familjarët e të gjithë ata që e njohur nga afër.
Krahas figurave publike nga fusha e artit e kulturës, për vdekjen e Berishës shprehën ngushëllime edhe disa nga politikanët.
Vlora Çitaku, Blerta Deliu, Uran Ismaili, Adriana Matoshi, Daut Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Meliza Haradinaj – kanë qenë disa nga figurat politike që reaguan për vdekjen e regjisores kosovare.
Postimet e tyre ua sjellim më poshtë:
VJOSA BERISHA?
Një grua e fortë dhe e guximshme, që theu barriera;
Një ikonë e Prishtinës;
Një shtyllë e kulturës shqiptare;
Një qenie e jashtëzakonshme njerëzore;
Një inspirim në ditët tona të vështira…Do të kujtohet gjithmonë me admirim dhe mall ? pic.twitter.com/UT2TILeQlw
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) June 23, 2022
/Telegrafi/