Site icon Telegrafi

Një ide se di ta ‘ngjallin’ Antonyn, Man Utd kërkon mbrojtësin anësor të Bayern Munich

Manchester United po synon të ofrojë mbrojtësin e djathtë të Bayern Munichut, Noussair Mazraoui për të përmirësuar formën e Antonyt, i cili aspak nuk ka bindur te Djajtë e Kuq.

Sipas Guardian , Erik ten Hag , i cili drejtoi Mazraouin në Ajax , beson se partneriteti i tyre i jashtëzakonshëm në Ajax mund të përsëritet në “Old Trafford”.

Marokeni vlerësohet rreth 25 milionë euro, ndërsa te Bayern Munich nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij.

Për të financuar transferimin, Djajtë e Kuq do të duhet të shesin Aaron Wan-Bissaka , i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të shkojë në West Ham për rreth 20 milionë euro.

Ardhja e 26-vjeçarit Mazraoui shihet si një lëvizje strategjike për të ngjallur Antonyn, i cili nga transferimi i tij prej afër 100 milionë euro nga Ajax, nuk ka arritur të tregojë pothuajse asgjë. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version