Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Borovci shtoi se policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/