Ndoshta lojtari i parë i cili u krahasua me Lionel Messin, Giovani dos Santos ishte ‘fëmija i artë’ i akademisë së Barcelonës në një kohë, ani pse vetëm në moshën 31-vjeçare ai i dha fund karrierës.
Dos Santos shijoi një karrierë të mirë duke luajtur për klube të ndryshme si Tottenham Hotspur, Ipsëich Toën, Racing Santander, Mallorca, Villarreal, La Galaxy dhe America në Meksikë.
Ai gjithashtu pati 106 paraqitje për kombëtaren e Meksikës, ku me ta arriti ta fitojë medaljen e artë olimpike në vitin 2012 në Lojërat Olimpike të Londrës.
Sidoqoftë, ai duket se më shumë sukses në jetën e tij profesionale ka arritur me diçka jashtë futbollit.
Siç ka raportuar Marca, dos Santos është i përfshirë në biznesin petrokimik dhe po fiton para të majme si investitor në binzesin e naftës.
Ai është një investitor në Procura Mexico, një degë e Petroleos Mexicanos (PEMEX) dhe po fiton një pagë mes 400-500 mijë eurosh në javë. Përveç kësaj, ai ka një biznes makinash luksoze, të cilat i blen dhe pastaj i shet.
PEMEX është një kompani shtetërore e naftës në Meksikë, e cila thuhet se është kompania e shtatë më ndotëse në botë.
Sipas të dhënave të fundit nga viti 2023, ata kishin asete në vlerë prej 129 miliardë eurosh dhe janë kompania e dytë më e madhe e naftës në Amerikën Latine./Telegrafi/