Telegrafi

Një grua zgjodhi të bënte një “kërcim rreth një shtylle” në një tren në lëvizje – duke lënë pasagjerët të habitur

Një grua ka lënë të habitur përdoruesit e TikTok pasi filloi të kërcente “rreth një shtylle” në një tren në lëvizje, ndërsa deklaroi se jeta e saj është si një film.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Embla Bergli u pa “rreth një shtylle” në mes të një treni në lëvizje ndërsa njerëzit përreth saj u kthyen dhe shikonin të habitur.

Madje një vajzë e vogël u pa në sfond duke e parë teksa ajo “rrotullohej” në poza të ndryshme.

Videoja ka fituar shumë pëlqime që kur u postua më 4 shtator me atë duke shkruar: ” Jeta ime është një film dhe unë jam personazhi kryesor”. /Telegrafi/