Telegrafi

Një grua tenton të vetëvritet në Prishtinë duke përdorur preparate higjienike – bashkëshorti arrestohet për sulm fizik

Një grua në Prishtinë ka tentuar të bëjë vetëvrasje ditën e hënë në Prishtinë, duke përdorur preparate higjienike.

Policia njofton se viktima ka tentuar të vetëvritet, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për sulm fizik.

“Prishtinë 12.02.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/