Një tentim vetëvrasje është raportuar sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Dyshohet se një grua ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një banese.
Aktualisht, Policia dhe Ambulanca janë në vendngjarje.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të informatave tjera.
Lajmi në përditësim. /Telegrafi/