Site icon Telegrafi

Një grua shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, dyshohet se ka humbur binjakët e saj

Një grua shtatzënë është goditur nga një veturë para dy ditësh në Vushtrri.

Policia thotë se dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj, dhe se ajo vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version