Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:01, në Drenas.
Tutje në raport bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raport.
Gjithashtu viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/