Një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:00, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj. Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/