Një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte sulmuar fizikisht një vajzë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/