Site icon Telegrafi

Një grua raporton dhunë psikike e kërcënime nga ish-partneri, i dyshuari nuk i përgjigjet telefonatave të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar, ish partneri i saj.

Rasti është raportuar të premten në ora 13:30 në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar, ish partneri i saj. Lidhur me rastin është thirrur përmes telefoni i dyshuari i lartcekur, por nuk është paraqitur në polici”, thuhet në raport.

Policia tutje njofton se është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti mbetet në hetime. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version