Një grua ka njoftuar se vazhdimisht ka presion psikik nga dhëndri dhe vajza e saj më të cilët jeton në të njëjtën banesë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00 në Prishtinë.
Tutje thuhet se ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se vazhdimisht ka presion psikik nga dhëndëri dhe vajza e saj me të cilët jeton në të njëjtën banesë. Ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/