Telegrafi

Një grua provokoi shumë komente pasi publikoi grumbullin masiv të dhuratave për Krishtlindje

Nuk ka asgjë si dhurata në Krishtlindje. Por çfarë mund të themi nëse bëhet fjalë për “njëqind dhurata”?

Areonna, 18, ndau një video të dhomës së saj të madhe të mbushur me dhurata, ku dhuratat e mbështjella mbushnin dhomën nga lart poshtë, përcjell Telegrafi.

Tiktok-erja, e cila ka mijëra ndjekës sigurisht që provokoi shumë komente.

“Fokusi i Krishtlindjeve nuk duhet të jetë te dhuratat, por te familja dhe kalimi i kohës së bashku”, shkruante një komentues.

Një tjetër u pajtua, duke thënë: “Nuk është ajo që është nën pemë, është ajo rreth tryezës tuaj … Gëzuar Krishtlindjet”. /Telegrafi/

@yallknwmynameThat’s a lot #santa

♬ All I Want for Christmas Is You – Mariah Carey