Telegrafi

Një grua nga Gostivari e kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg, grabiti një të moshuar në Tetovë

Ministria e për punë të brendshme njoftoi se dje në Tetovë kanë arrestuar një grua nga Vrutoku, e cila i ka vjedhur para një të moshuare, dhe kërkohej me urdhër për të vuajtur dënimin me burg.

Dje rreth orës 17:10 në Tetovë, oficer i policisë nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë e kanë privuar nga  liria 30 vjeçare M.N nga Gostivari, Vrutok. Ajo ka qen e paraqitur më par nga një 81 vjeçar R.M nga Çelopek i Tetovës se në afërsi të sallës së sportit në Tetovë me dhunë i ka marrë para, çelësa automjeti dhe dokumente personale, njofton MPB.