Site icon Telegrafi

Një grua nga Florida sjell në jetë foshnjën në momentet kur uragani Milton po bënte “kërdinë”

Një grua ka sjellë në jetë një fëmijë gjatë uraganit Milton, pasi bëri një udhëtim të rrezikshëm për në spital.

Kenzie Lewellen, e cila ishte 39 javë shtatzënë, dëshmoi shkatërrimin nga dritarja e spitalit të saj, me një pemë që u shkul nga toka ndërsa stuhia masive goditi Floridan në fillim të kësaj jave.

Ajo gjithashtu kishte nevojë për një prerje cezariane pasi djali ishte në pozicionin e gabuar.

“Isha shumë e frikësuar”, tha nëna për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Milton arriti në tokë si një stuhi e kategorisë 3 rreth orës 20:30 të së mërkurës, duke shkaktuar përmbytje masive dhe duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike.

Të paktën 16 persona janë konfirmuar të vdekur në Florida si pasojë e uraganit, duke përfshirë të paktën pesë për shkak të tornadove në kontenë St Lucie.

Dhimbjet e lindjes së Lewellen filluan në shtëpi në Port Charlotte në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës. Në atë kohë, stuhia nuk e kishte goditur ende shtetin, por Lewellen dhe shtëpia e të dashurit të saj Dewey Bennett tashmë kishte filluar të mbushet me ujë përpara se të fillonin kontraktimet e saj.

“Mendja ime ishte duke vrapuar një milion milje në orë, si, çfarë do të bëj. Isha shumë nervoze”, tha 22-vjeçarja.

Më pas, pasi asaj i kishin filluar dhimbjet e lindjes për më shumë se katër orë sa ishte në shtëpi, çifti nisi rrugën për në spitalin Sarasota Memorial në Venecia.

“Mamaja ime po na dërgonte me veturë, dhe frynte jashtëzakonisht erë e madhe, kështu që ne po përpiqeshim të ishim sa më të kujdesshëm që të ishte e mundur. Nuk kishte vërtet shumë njerëz në rrugë, sepse ishte shumë erë jashtë dhe binte shumë shi”, tha Lewellen.

Çifti ishte edhe më i shqetësuar gjatë urgjencës mjekësore pasi babai i Bennett, i quajtur gjithashtu Dewey, kishte vdekur kur Uragani Irma goditi Florida në 2017. /Telegrafi/

 

Exit mobile version