Një femër kosovare ka raportuar një rast të dëmtimit të pasurisë së saj në një parking në veri të Mitrovicës.
Sipas ankesës, ajo ka vërejtur disa pika të bardha nga një materie e paidentifikuar në veturën e saj të parkuar.
Incidenti ndodhi nga data 12 deri më 13 tetor, dhe autoritetet policore janë angazhuar për të hetuar rrethanat e këtij akti.
Njësitet kompetente të policisë janë duke bërë verifikime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën e materies dhe për të identifikuar nëse ka pasur qëllim të dëmshëm. /Telegrafi/