Site icon Telegrafi

Një grua në Rahovec thotë se u rrahë nga burri dhe djemtë e saj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e shtunë në Rahovec.

Policia njofton se një grua ka raportuar se burri dhe dy djemtë e saj po ushtrojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar”, njofton Policia.

Tutje, Policia bën të ditur se viktima është dërguar në strehimore. /Telegrafi/

Exit mobile version