Një grua është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë të hënën.
Policia njofton se rasti ka ndodhur kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’u dërguar ushqim fëmijëve të saj – tyre.
“Prishtinë 10.04.2023-21:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar te dera e ish bashkëshortit të saj të dyshuarit mashkull kosovar për tu dërguar ushqim fëmijëve të saj – tyre, është sulmuare fizikisht nga i dyshuari”, thuhet në raportin policor.
Viktima bëhet e ditur se nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është në procedurë hetimore./Telegrafi/