Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Policia njofton se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj.
“Prishtinë, 28.06.2023-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/