Një grua ka ndërruar jetë në Malishevë për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në media është raportuar se viktima kishte shkuar në një ordinancë stomatologjike e cila pas heqjes së dhëmbit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe e njëjta ishte dërguar për tretman në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj me drejtorin e emergjencës në QKUK, Naser Syla për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por i njëjti deri tani nuk ka kthyer përgjigje. /Telegrafi/