Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ndërsa në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur një pistoletë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:35 në Gjakovë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/