Site icon Telegrafi

Një grua ndan metodën për të freskuar menjëherë rrënjët tuaja pa përdorur shampo të thatë

Për shumë prej nesh, larja e flokëve është një punë e përditshme.

Dhe kur flokët tuaj fillojnë të yndyrosen vetëm pas një dite të larë, është gjithçka tjetër veçse ideale.

Shampo e thatë është një element kryesor për t’i shtuar pak freski qimeve të yndyrshme dhe shumë prej nesh mbështetemi në të mes ditëve të larjes së flokëve.

Foto: TikTok

Por një grua ka postuar në TikTok për të ndarë hilen e saj të thjeshtë për t’i bërë flokët e yndyrshëm të duken po aq të mirë sa të ishin të sapo larë. Me këtë metodë ju mund t’i thoni lamtumirë shampos së thatë, pasi kjo do t’i bëjë flokët tuaj edhe më të pastër.

Pjesa më e mirë? Ju as nuk keni nevojë të futeni në dush me këtë hile. Melissa ndau flokët e saj të yndyrshëm me mbishkrimin “Funksionon çdo herë! Kjo është dita e tretë e flokëve për mua”.

@xomelissatovar

works every time! This is day 3 hair for me 🙂 #hairhack #hairtutorial #hairideas #hair101

♬ Classic – MKTO

 

Ajo shpjegoi: “Në vend të shampos së thatë, herën tjetër që flokët tuaj të bëhen super të yndyrshëm, provojeni këtë. Ndajeni shtresën e përparme të flokëve tuaj, e cila zakonisht është ajo ku flokët tuaj duken më të yndyrshëm. Vendosni një shampo të butë dhe më pas lajeni Shtoni llak dhe më pas fryni shtresën e parë. Kur të keni mbaruar, flokët tuaj do të duken të sapo larë”.

Në video shohim Melisën duke demonstruar metodën e saj të thjeshtë dhe mund të thuhet se është gjeniale. /Telegrafi/

Exit mobile version