Qeni i përzier australian, Rosie, ka bërë për të qeshur mijëra përdorues të TikTok-ut me sjelljen e saj.
E bukura Rosie u inatos me pronaren e saj, u shtri në divan dhe nuk donte ta shikonte fare.
Por ajo që Rosie nuk e kishte parashikuar ishte fakti që pronarja e saj e dinte saktësisht se çfarë nuk mund ta linte atë të zemëruar për shumë gjatë – kënga e saj e preferuar.
Pronarja filloi t’i këndonte “You Are My Sunshine”, ndërsa Rosie përpiqej me të gjitha forcat të mos e shikonte, edhe pse bishti i saj i lumtur e tradhtoi menjëherë.
Sapo dëgjoi melodinë, ajo filloi ta tundë bishtin, duke treguar qartë emocionet e saj.
Pamja e ëmbël shkaktoi të qeshura tek mijëra njerëz që e panë videon, ndërsa në komente shkruanin se bishti e kishte tradhtuar besnikërinë e Rosiet. /Telegrafi/
@littlerunnergurl♬ original sound – Aussie Take Out Window