Telegrafi

Një grua ka lindur foshnjën e saj në metronë e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev

Mes sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, banorët janë strehuar edhe në stacionet e metrosë nëntokësore të qytetit.

Sipas mediave të huaja, trenat kanë qëndruar të hapur në platformat e tyre për të akomoduar njerëzit.

Dhe ata kanë përdorur rrjetet sociale për të komunikuar me botën e jashtme.

Ndërkohë, pak orë më pare, një grup i hapur në Telegram raportoi se një grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në metro, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Ukraina kaloi ditën e dytë duke mbrojtur me dinjitet vendin e saj nga forcat ruse, që dje i filluan sulmet e pamëshirshme, duke mos zgjedhur vendet se ku po i hedh bombat.

Në anën tjetër e tërë bota perëndimore po vazhdon t’i bëjë thirrje Rusisë që të ndalë agresionin mbi Ukrainën.

Bombardimet vazhduan, ku është raportuar për të vrarë si dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/