Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa”, nën rrethana ende të pasqaruara.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Në rrugën ‘Jakov Xoxa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./Telegrafi/