Site icon Telegrafi

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, tjetra vdes gjatë trajtimit në Spital – Policia heton dy rastet 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes që kanë ndodhur në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur të premten.

Raporti i plotë policor: Hetim i vdekjes

Fshati Zhur, Prizren 27.12.2024 – 11:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Spitali i Prizrenit 27.12.2024 – 13:10. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spital ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version