Site icon Telegrafi

Një grua gjendet e vdekur në lumin Ibër në Zubin Potok

Një grua e nacionalitetit serb, rreth moshës 80-vjeçe është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tregoi se një natë më parë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici.

Sipas tij, trupi i saj është gjetur pranë lumit Ibër pa shenja të dhunës.

“Për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, dyshimet janë se ajo kishte rënë në lumë. Policia nga mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas orës 10:30, u gjet trupi i saj. Shenja të dhunës nuk ka pas”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, siç tha Hoti trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version