Telegrafi

Një grua e moshuar merr vëmendje me vallëzimin e lëvizjet në koncertin e 50 Cent

Një grua e moshuar u pa duke kërcyer me të madhe në një koncert të 50 Cent në Birmingham dhe reperi amerikan duket se e shijoi shumë.

Artisti nga ShBA-ja mbajti dy koncerte në Resorts Ëorld Arena të qytetit këtë muaj, duke performuar së pari të dielën përpara se të kthehej sërish në skenë të martën në mbrëmje.

Dhe ndërsa një turmë prej 15 vetësh vetësh e ndiqte yllin duke performuar hitet e tij më të mëdha që nga “In Da Club” deri te “Window Shopper”, ishte një fanse që u dallua mbi të gjithë të tjerët.

Foto: Screenshot/TikTok

48-vjeçari iu drejtua Twitter-it, njohur ndryshe si X, të mërkurën në mëngjes ku ndau një video të një gruaje të moshuar që po kërcen me shumë ritëm në këngën e tij të vitit 2007, “Ayo Technology”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 50 Cent

Në klip, gruaja shihet duke lëvizur duart e saj, duke kërcyer ngadalë lart e poshtë dhe duke kënduar bashkë me refrenin me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke mbajtur një gotë birrë në dorë.

Foto: Screenshot/TikTok

50 – emri i vërtetë Curtis Jackson – e quajti gruan ‘personi më cool në koncertin tim sonte, pa dyshim’.

“Ajo ishte duke e shijuar koncertin me mua. Shfaqja e dytë në Birmingham”, theksoi mes tjerash artisti. /Telegrafi/