Site icon Telegrafi

Një grua e armatosur futet në një spital në qytetin gjerman, policia rrethon objektin – po trajtohet si operacion i pengmarrjes

Një numër i madh i policëve dhe zjarrfikësve janë nisur drejt spitalit Luisen në Aachen të Gjermanisë.

Sipas raporteve të para nga policia, një grua 65-vjeçe e armatosur po kërcënon personat e tjerë në spital, shkruan Express.co.uk.

E tërë zona përreth spitalit është rrethuar nga forca të shumta të policisë të armatosur rëndë dhe me helmeta e jelekë antiplumb.

Madje në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë speciale, e helikopterët e policisë gjermane po fluturojnë mbi spital.

Sipas policisë, gruaja është futur në spital pasdite, ku një punonjës kishte vërejtur tym. Gruaja thuhet se ka djegur mjete piroteknike e sipas BILD, gruaja e panjohur i ka vënë zjarrin “Bengalos” në dhomën ku kryhen operacione.

Shumë njësi të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, kurse 65-vjeçarja është barrikaduar brenda një dhome të pacientëve – dhe mbetet e paqartë nëse në atë dhomë ka persona tjerë.

Në anën tjetër është bërë e ditur se të gjitha dhomat tjera janë evakuuar nga policia.

Nga policia nuk po mund të thonë me saktësi se kush është personi i armatosur në spital, dhe kë po e kërcënon sikurse që nuk dihet nëse ka të lënduar apo ndonjë kërkesë nga e dyshuara.

Policia është duke e trajtuar rastin si situatë e mundshme e pengmarrjes. Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet emergjente janë alarmuar dhe janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version