Një grua raportohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të entjen rreth orës 18:00, bën të ditur policia.
Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërgur për tretman mjekësor.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore – personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë policia.
Ndërkohë hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Telegrafi/