Site icon Telegrafi

Një grua 40-vjeçare gjendet e vdekur në Livoç të Gjilanit, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete tek penda e Livoçit në Gjilan.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se trupi i pajetë i përket një gruaje rreth moshës 40-vjeçare, ndërsa dyshimet e para thonë se e njëjta ka kryer vetëvrasje.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete”, tha Hashani.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version