Telegrafi

Me një gol të bukur në stërvitje te Real Madridi, Hazard tregon se e ka lënë pas vetes lëndimin e rëndë

Eden Hazard është shumë afër të rikthehet te Real Madridi.

Ylli belg ka qenë i lënduar për disa javë, mirëpo tani duket se është i gatshëm që të rikthehet në fushë.

Ish-anëtari i Chelseat po tregon se është në formë të mirë pas lëndimit të pësuar, derisa këtë e ka dëshmuar edhe në seancën e fundit stërvitore te Los Blancos.

Eden Hazard (Foto: Marca)

Zinedine Zidane kishte marrë rolin e asistuesit në stërvitje, derisa shihet se si Hazard shënon një gol të bukur.

Lexo po ashtu Eden Hazard gati për aksion, por te Real Madridi kanë një shqetësim tjetër

Belgu kaloi në verën e kaluar në Santiago Bernabeu nga The Blues për 100 milionë euro, mirëpo lëndimet e njëpasnjëshme nuk e kanë lejuar edhe aq të tregojë formën e tij që e kishte në Stamford Bridge.

Hazard pritet që të jetë i gatshëm për takimin që Real Madridi do të zhvillojë në këtë fundjavë ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 24-të në La Liga. /Telegrafi/