Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Serie A.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, e dyta nisi me një ritëm më të lartë.
Duke ditur se janë më në numër, Zonja e Vjetër e përdori këtë përparësi dhe shënoi golin e epërsi.
Ishte minuta e 63-të e takimit kur Timothy Ëeah asistoi te Manuel Locatelli, për rezultatin 1-0. /Telegrafi/
https://twitter.com/centregoals/status/1716185423876170028