Telegrafi

Me një gol nga distanca, Timo Werner njofton për rikthimin te RB Leipzig

Rasenball Sport Leipzig është duke fituar 2-1 ndaj Kolnit në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.

Goli i parë i takimit u shënua nga një lojtar i rikthyer të RB Leipzig, Timo Werner.

Pas një periudhe të vështirë te Chelsea, sulmuesi gjerman u rikthye aty edhe ku shkëlqeu, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 36-të.

Ishte Henrichs, ai që debutoi te Werner, derisa ky i fundit lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, me portierin që nuk ia doli të stoponte goditjen.

Pas vetëm gjashtë minutash, Kolni i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Dietz, por Cristian Nkunku (56’), e riktheu epërsinë për RB Leipzigun. /Telegrafi/