Telegrafi

Me një gol mahnitës, Kante rihap derbin Chelsea – Liverpool

Chelsea e ka ngushtuar epërsinë e Liverpoolit në 1-2 në kuadër të përballjes së javës së gjashtë në Ligën Pemier.

Për The Reds golat i shënuan Trent Alexander-Arnold në minutën e 14-të dhe Roberto Firmino (30’), e që me kaq përfundoi pjesa e parë.

Por, në pjesën e dytë Chelsea po zhvillon lojë më sulmuese derisa N’Golo Kante shënoi një gol të bukur nga distanca.

Mesfushori francez e realizoi golin në minutën e 71-të, pasi asistimit që pranoi nga Cezar Azpilicueta. /Telegrafi/