Site icon Telegrafi

Një gjigant për sulmin e Armend Dallkut, Stefan Nikolic ‘goditja’ e radhës e Dukagjinit

Dukagjini po vazhdon me përforcime, ku kësaj radhe ka ofruar sulmuesin malazez Stefan Nikolic.

Telegrafi ka mësuar se sulmuesi malazez ka zbarkuar tashmë në Klinë, ku ka zhvilluar edhe stërvitje nën urdhrat e trajnerit Armend Dallku.

Klubi ka nënshkruar me sulmuesin 31-vjeçar, që ka një karrierë të kënaqshme në nivelin ndërkombëtar.

Ai ka luajtur me klube si Lierse, Rosalare, Steaua Bucurest, Politehnica Timosoara, CSKA Sofia, Istra, Partizan dhe Melaka United, ndërsa është i gjatë 1.93.

Niloic ka luajtur edhe për grupmoshat e Malit të Zi, shkruan Telegrafi.

Telegrafi mëson se sulmuesi ka kënaqur pritshmërit e klubit dhe do të jetë me Dukagjinin në fazën përgatitore në Turqi.

Dukagjini më parë ka nënshkruar edhe me Mentor Zhdrellën dhe Dren Gashin. /Telegrafi/

Exit mobile version