Site icon Telegrafi

Një gjashtëvjeçar kafshohet nga një nepërkë në Kroaci, helmi iu është përhapur deri në sqetull

Një djalë gjashtëvjeçar nga Belgjika është kafshuar nga një nepërkë derisa po ecte me familjen e tij në Parkun Kombëtar Paklenica në Kroaci.

Kur u ndalën buzë lumit, ai kishte kapur një degë, por nuk ka parë që aty ishte shtrirë një gjarpër dhe thuhet se aty nisi gjithçka, transmeton Telegrafi.

Gjashtëvjeçari u kafshua në gisht dhe familja e tij nuk ishte e sigurt nëse ishte një gjarpër helmues.

Ai filloi të ndihej i dobët, por në atë vend nuk kishte asnjë sinjal celular, kështu që ata vendosën të kthehen në hyrje të parkut ku panë një stacion të ndihmës së parë; babai i tij e ishte mbajtur mbi supe tërë kohën.

Në rast se nuk do të ngutej, gjaku do të qarkullonte më shpejt dhe helmi do të përhapej më shpejt në trupin tij.

Gjarpri ishte helmues dhe punëtorët atje nuk kishin parë kurrë një fëmijë të kafshuar nga një nepërkë.

Siç thuhet ai ishte dërguar edhe në spital.

“Ishte si në filma. Helmi përhapet ngadalë nga vendi i pickimit dhe shkakton vdekjen nëse arrin në zemër. Helmi i kishte mbërritur në sqetull”, tha babai i djalit. /Telegrafi/

Exit mobile version