Balluket e këtilla do të zbusin linjat e fytyrës dhe mund të barten në mënyra të ndryshme – anash, drejt fytyrës apo drejt shpinës
Sezoni i ftohtë paralajmëron kthimin e tyre të madh andaj disa dama do të vendosin për këtë lëvizje.
Atyre që kanë fytyrë ovale balluket do t’u rrinë shkëlqyeshëm. Janë të prera drejt, ndërsa këndet le të jenë pak më të gjata se pjesa tjetër, që prerja të mos duket tepër dramatike, transmeton Telegrafi.
Gratë me fytyrë katrore do të duhej të bënin balluke të dendura të cilat do të bien pak nën vetulla, do të duken shkëlqyeshëm në flokë të gjatë, si edhe në flokë të shkurtër.
Ato me fytyrë të rrumbullakët duhet të zgjedhin balluke të prera, dhe mirë do të duken te gratë me flokë të hollë.
Fytyrës në formë zemre u rrinë mirë balluket me shtresa. Balluket e këtilla do të zbusin linjat e fytyrës dhe mund të barten në mënyra të ndryshme – anash, drejt fytyrës dhe drejt shpinës.
Vjeshta është e shkëlqyeshme për rritjen e ballukeve, veçanërisht për trendët që do t’i plotësojnë ato me një kapele ose beretë të bukur.
Ato që janë ende të pavendosura, mund të zgjedhin “ballukë perde” që do të rriten shpejt dhe mund t’i zbutni lehtësisht me karfica flokësh. Nëse vendosni që nuk ju përshtaten, mund t’i kamufloni. /Telegrafi/