Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vazhdon punën pa u ndalur për projekte të reja.
Vetëm pak kohë pas lansimit të këngës së fundit “Dashni” që e solli në bashkëpunim me këngëtarin Muma, Dafina tashmë është drejt finalizimit të një tjetër projekti.
Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram teksa postoi një fotosesion të ri, e në të cilin dukje mahnitëse.
Me flokë të gjata bionde, e veshur me një kostum gri dhe dorëza të kuqe, Dafina dukej atraktive në pozat e realizuara në makinë.
Për të bërë dukjen edhe më atraktive ajo vendosi një makijazh të theksuar, ndërsa në mbishkrim solli pjesë të shkëputura nga këngën për të cilën ka bashkëpunuar me Elinelin.
“Ti mbyllim dikun larg, kujtimet e këqij në ndry, së shpejti”, ka shkruar Dafina sipër postimit.
Ndërkohë, krahas projekteve të njëpasnjëshme Dafina në vitin që lamë pas lansoi albumin e ri “Dafinë Moj” që u mirëprit nga fansat dhe disa prej këngëve i realizoi edhe me klip. /Telegrafi/