Telegrafi

Me një fotografi të ultrazërit, Gjiko dhe Elita Rudi konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës

Ka kohë qe spekulohet se Gjiko dhe Elita Rudi janë në pritje të fëmijës së parë, mirëpo deri më tani çifti i njohur nuk kishte bërë ndonjë konfirmim publik.

Ndërsa tani ata kanë vendosur që përmes një postimi në Instagram t’i njoftojnë fansat se do të bëhen prindër.

Në profilin e reperit në këtë rrjet social kanë pozuar Gjiko dhe Elita duke mbajtur në dorë një fotografi nga ultrazëri.

“Jemi shtatzënë”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografisë.

Në ndërkohë, edhe prezantuesja e njohur ka publikuar imazhe në profilin e saj në Instagram, ku ka pozuar me fustan.

Ajo ka vënë në plan të parë barkun e fryrë dhe duket për mrekulli, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

“Më pëlqen të jem shtatzënë”, ka shkruar Elita në përshkrimin e saj.

Kujtojmë që Asdren Gjikolli dhe Elita Rudi u martuan në fund të muajit shtator, ndërsa thashethemet se moderatorja është shtatzënë kishin nisur më herët. /Telegrafi/