Nëse e vendosni në mendjen tuaj, atëherë mund të arrini gjithçka në jetë, sikurse Andy Ruiz që bëri një prej befasive më të mëdha në botën e boksit.
Para 309 ditë më parë, meksikano-amerikani ka postuar një selfie shokuese para pasqyrës së tij, duke treguar për momentin se si ndihej.
Është diçka befasuese po t’i shikoni fotografitë e tjera të 29-vjeçarit në llogarinë e tij në Instagram, duke ditur që tashmë është një kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.
Andy Ruiz në fundjavën që lamë pas e nokautoi katër herë Anthony Joshuan, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, por edhe që i mori tre titujt.
Meksikano-amerikani e ka shijuar në maksimum fitoren ndaj britanikut, pasi e rrëzoi dy herë në raundin e tretë dhe dy herë në raundin e shtatë, duke u mbyllur gjithçka.
Ruiz arriti të shkaktonte sensacion në botën e boksit, pasi pak kush kishte menduar se ai mund ta mposhte Joshuan, për më shumë ta nokautonte katër herë brenda meçit. /Telegrafi/