Site icon Telegrafi

Një fotografi e vjetër e Kate Middleton bëhet virale për shkak të Princit William

Kate Middleton dhe Princ William (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Vetëm një vit pasi u martuan, Kate Middleton dhe Princi William u bashkuan me Princin Harry për një ndeshje bamirëse pranë Ascot, dhe çifti ndau një moment shumë të ëmbël.

Dyshja sapo kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës kur u fotografuan.

Një fotografi e vjetër e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale vite pasi u realizua – dhe është për një arsye shumë të ëmbël, shkruan Mirror.co.uk transmeton Telegrafi.

Çifti sapo kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës kur u fotografua (Foto: UK Press përmes Getty Images)

Jemi kthyer sërish në vitin 2012 kur Princi William dhe Harry luajtën në ndeshjen bamirëse ‘Audi Polo Challenge’ pranë Ascot. Të ardhurat nga loja shkuan në bamirësinë ‘Sentebale’ të Harry,  për të mbështetur jetimët në Lesoto të Afrikës.

Kate shkoi së bashku për të brohoritur vëllezërit, duke veshur një fustan të mrekullueshëm nga Libelula, dhe ajo mori me vete qenin e saj ‘Lupo’  për të shijuar argëtimin së bashku.

Dhe tani, gjashtë vjet më vonë, një foto e mrekullueshme e Kate dhe Wills në këtë ngjarje është bërë virale – dhe kjo për shkak të “kimisë” midis tyre.

Kate dukej e mahnitshme atë ditë (Foto: Getty Images/Guliver)

Faqja e fansave të çiftit mbretëror ndanë në rrjetin social, Instagram foton e Kate duke prezantuar Williamin me një çmim, teksa të dy duken shumë të lumtur dhe me dashuri të madhe ndaj njëri-tjetrit.

Një fans shkroi: “Ata sy tregojnë të gjithën. Ata nuk duhet as t’i thonë një fjalë njëri-tjetrit, të komunikojnë dashurinë, adhurimin, miqësinë, respektin dhe besnikërinë që ata ndajnë me njëri-tjetrin. Uroj që të gjithë të gjejnë kimi të tillë me partnerët e tyre të zgjedhur”.

Një tjetër shtoi: “Fotografia më e mrekullueshme e çiftit tim të preferuar”. Një i tretë komentoi: “Unë dua të shoh ty së bashku! Një dashuri e tillë! Një përrallë e vërtetë!”.

Fotografia përndryshe u bë në maj të vitit 2012, vetëm disa javë pas përvjetorit të tyre të parë të martesës. /Telegrafi/

Kate Middleton (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version