Instruktorja e famshme e fitnesit, Geta Beqa, është e njohur për linjat e saja trupore.
Ajo është fituese e shumëfishtë e trofeve botërore, kur është fjala për figurën trupore.
Ndërsa kohë pas kohe në rrjetet sociale publikon fotografi nga përditshmëria e saj, por edhe nga ditët e relaksit.
Kësaj radhe, ajo e ka postuar një fotografi nga pushimet, ku është paraqitur me bikini dhe ka treguar format e saja.
“Kaloni një ditë të bukur”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Krahas të qenit një bodibildere e suksesshme, Geta kujdeset për formësimin e trupit të shumë yjeve të skenës sonë.
Njëherësh, në të kaluarën, ajo ka qenë e njohur edhe si aktore dhe këngëtare. /Telegrafi/