Sot (e diel) në mbarë botën është kremtuar Festa e Pashkëve.
Besimtarët katolikë kanë festuar këtë ditë të veçantë, duke uruar njëri-tjetrin, teksa urime për festën pati edhe nga figurat publike.
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, vendosi që të bëjë një urim të veçantë për fansat esaj, përmes rrjetit social Instagram.
Ajo publikoi një fotografi mjaft atraktive, e veshur me një fustan të kuq me lule të bardha, i cili vinte në pah figurat trupore.
“Urime Pashkët”, ka shkruar Dreshaj në Instagram, gjersa ka marrë komente dhe urime të shumta nga ndjekësit.
Përndryshe, këto ditë Afërdita po qëndron në Miami, për të shijuar disa ditë të mira pushimi në disa prej plazheve më të bukura të këtij vendi. /Telegrafi/